Sport Ndërkombëtar

Spektakël në Premierligë, ndeshja Brentford – Tottenham Hotspur mbyllet me katër gola

Liga angleze  (Premierligë)është rikthyer në aksion me super ndeshjen ndërmjet Brentfordit dhe Tottenham Hotspur.

Dueli i zhvilluar në “Gtech Community Stadium” ka përfunduar me barazim 2-2.

Vendasit krijuan epërsinë prej 2-0, megjithatë Spurs arritën që në fund të kthehen në shtëpi me një pikë.

Dy golat për Brentfordin i shënuan Vitaly Janelt (15) dhe Ivan Toney (54).

Ndërsa dy golat që e shpëtuan Tottenhamin nga humbja i shënuan Harry Kane (65′) dhe Pierre Hojbjerg (71).

/Shqip.com