Spektakël në Premierligë, ndeshja Brentford – Tottenham Hotspur mbyllet me katër gola
Publikuar:
(26.12.2022 16:03:57)

Liga angleze (Premierligë)është rikthyer në aksion me super ndeshjen ndërmjet Brentfordit dhe Tottenham Hotspur.
Dueli i zhvilluar në “Gtech Community Stadium” ka përfunduar me barazim 2-2.
Vendasit krijuan epërsinë prej 2-0, megjithatë Spurs arritën që në fund të kthehen në shtëpi me një pikë.
Dy golat për Brentfordin i shënuan Vitaly Janelt (15) dhe Ivan Toney (54).
Ndërsa dy golat që e shpëtuan Tottenhamin nga humbja i shënuan Harry Kane (65′) dhe Pierre Hojbjerg (71).
/Shqip.com