Lajme

Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

Flamuri i Spanjës/ Foto e ilustruar

Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministria spanjolle për Çështje të Jashtme, kanë thanë se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Elena Aljarilla Cortezón, këshilltare për komunikimin në Ministrinë për Çështje të Jashtme të Spanjës.

Spanja dhe katër shtete të tjera të BE-së Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia ende nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Madridi zyrtar tha se ende ka punë sa i përket arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht se autoritetet spanjolle nuk e bën të qartë nëse do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre pas arritjes së një marrëveshjeje eventuale për normalizim, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 28 shkurt deklaroi se pret që shtetet mosnjohëse evropiane ta bëjnë një gjë të tillë.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka më nevojë për diskutime lidhur me propozimin evropian, që ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton REL.

/Shqip.com