Sport Shqiptar

Spanja me vështirësi mposht Shqipërinë

Kombëtarja spanjolle ka arritur që me shumë vështirësi ta mposhtë Shqipërinë, në miqësoren e zhvilluar të shtunën.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të ngushtë 2:1.

Në pjesën e parë Spanja e dominoi ndeshjen, duke pasur disa raste të mira, por nuk arritën ta testonin shumë Etrit Berishën.

Në fund të pjesë së parë Shqipëria pati mundësi ta zhbllokoj rezultatin, pas një kundërsulmi të shpejtë, por harkimin e Armando Brojas nuk arriti ta qoj në rrjet Sokol Cikalleshi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Edhe pjesën e dytë më mirë e filloi “La Roja”, me Rodrin, që dy herë rrezikoi portën e “Kuq e Zinjëve”, brenda pesë minutave të parë, por pa sukses.

Vendasit arritën ta gjenin golin e epërsisë në minutën e 75-të, ku pas një gabimi në mbrojtjen e Shqipërisë ishte Ferran Torres që e kaloi Berishën, për rezultatin fillestar.

Vetëm 10-të minuta më vonë Myrto Uzuni e gjeti golin e barazimit, pas një ngatërrimi në zonën e kundërshtarëve.

Mirëpo kur dukej se ndeshje po shkonte drejt barazimit, Dani Olmo shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë fitoren skuadrës së Luis Enrique.

Në këtë ndeshje Shqipëria pati vetëm një goditje në drejtim të portës, me të cilën arriti të shënojë./Shqip.com