Spanja kualifikohet në çerekfinale, e pret Gjermania
Publikuar:
(30.06.2024 22:55:56)

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Gjeorgjisë me rezultatin e thellë 4:1.
Gjeorgjianët shënuan të parët me anë të Le Normand (autogol).
Në fundin e pjesës së parë, mesfushori Rodri barazoi shifrat me një gol tejet të bukur.

Pjesa e dytë i takoi spanjollëve ku shënuan tri herë të tjera. Fillimisht Fabian Ruiz për 2:1 dhe më pas Nico Williams për 3:1.
Golin e fundit në këtë takim e shënoi Dani Olmo, pas një asisti nga Oyarzabal.
Kujtojmë që me këtë fitore Spanja shkon në çerekfinale, ku po e pret Gjermania.
/Shqip.com