Sport Ndërkombëtar

Southgate për Maguiren: Ai na dërgoi në finale të Europianit dhe gjysmëfinale të Botërorit

Ndonëse njëri nga futbollistët më të kritikuar në botë, Hazrry Maguire është kyç për Gareth Southgate.

Qendërmbrojtësi është thuajse i padiskutueshëm për “Tre Luanët” dhe “Djajtë e Kuq”.

Përzgjedhësi anglez ka shprehur besimin e tij në 29 vjeçarin në një konferencë për shtyp, raporton “Goal“.

“Ai na ka çuar në një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe në një finale të Kampionatit Evropian, kështu që nuk ka dyshim se ai është më shumë se i aftë të luajë në nivelin më të lartë”, u tha Southgate gazetarëve.

Harry Maguire

“Ai ishte shumë i mirë për ne në vjeshtë. [Manchester United] është në një moment të vështirë – mund të ketë disa arsye për këtë – kështu që kjo nuk do të thotë që lojtarët mund të jenë të varfër për disa vite dhe pastaj ende të gjejnë rrugën e tyre, dhe ndonjëherë kjo varet nga konkurrenca për pozicione”, tha tekniku duke iu referuar performancave jo dhe aq të mira të Maguires.

Përndryshe, selektori ishte gjithashtu i kritikuar që nuk i ftoi disa lojtarë në ekipin për ndeshjet e marsit.

Lojtarët si Kyle Walker, Trent Alexander-Arnold, Jadon Sancho, Marcush Rashford, Kirean Trippier, Fikayo Tomori etj, nuk ishin edhe aq ‘fatlumë’ sa të futeshin në listën e 51 vjeçarit.

Harry Maguire dhe lojtarët anglez kundër Zvicrës

Anglia kishte në orar dy ndeshje miqësore për muajin mars, një me Zvicrën që e mposhti 2:1 në “Wembley”,ku edhe do të mat forcat me Bregun e Fildishtë ditën e martë. /Shqip.com