Sport Ndërkombëtar

Sot zhvillohet derbi anglez Manchester City-Liverpool, formacionet e mundshme

Foto ilustruese

Pas ndeshjeve kualifikuese të kombëtyarëve për Kampionatin Evropian, sot rikthehet futbolli në ligat evropiane.

Premierliga angleze vjen sot me derbin mes Manchester Cityt dhe Liverpulit.

Skuadra e Guardiolas edhe këtë sezon është duke luftuar për titullin e kampionit por kësaj radhe me skuadrën e Arsenalit që aktulisht janë tetë pikë para..

Në anën tjetër Liverpuli këtë sezon po lufton për të siguruar një vend që dërgon në Champions League, duke u renditur në vendin e gjashtë me 42 pikë, shtatë më pak se Tottenhami që ndodhet në vendin e katërt.

Ndeshja zhvillohet në ”Etihad Stadium”, më fillim nga ora 13:30.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Haaland, Grealish.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Elliott; Salah, Gakpo, Nunez.

/Shqip.com