Sot starton Kupa e Botës, ndeshja hapëse fillon në ora 17:00
Publikuar:
(20.11.2022 08:30:00)

Ditën e sotme do të nis gara më e madhe e futbollit në botë, Kampionati Botëror “Katar 2022”, shkruan Shqip.com.
Turneu që do të mbahet në Katar nis sot me vetëm një ndeshje.
Katari, shteti nikoqir i botërorit do të përballet me Ekuadorin.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin A.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Senegali dhe Holanda.
Ndeshja e sotme do të fillojë nga ora 17:00.
Kampionati Botëror do të zgjasë 30 ditë.
/Shqip.com