Lajme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

Flamuri i romëve

Dita e Romëve u bë një ngjarje ndërkombëtare në vitet e 90-ta.

Kjo është një ditë e cila përqendrohet në festimin e kulturës rome dhe zgjerimin e vetëdijes për problemet e këtij komuniteti.

Dita Ndërkombëtare e Romëve nisi në vitin 1990 në Varshavë, ku u mbajt kongresi i katërt i Bashkimit Ndërkombëtar Romak (IRU).

Përmes kësaj feste përkujtohet dita kur u nënshkrua zyrtarisht bashkëpunimi ndërkombëtar i romëve dhe kur lëvizja rome fitoi një dimension ndërkombëtar politik dhe social.

Për nder të kësaj dite, organizata Roma in Action do të mbajë aktivitet të hapur në sheshin “Nënë Tereza” në Gjakobë, në orën 14.

Ndërkaq në po këtë orë, Roma Versitas Kosovo mban konferencë për medie në amfiteatrin e Muzeut Kombëtar, si dhe Opre Roma Kosova (ORK) do të shpërndajë materiale promovuese dhe informuese në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

/Shqip.com