Lajme

Sot pritet të dalin para gjykatës 26 policët e arrestuar në Vërmicë

Operacioni "Pika 2"

26 zyrtarët e arrestuar në aksionin “Pika 2”, nga Policia e Kosovës kanë mbërritur në gjykatës dhe sot pritet që të dalin para trupit gjykues.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Policia e Kosovës, respektivisht Inspektorati policor ka arrestuar 26 persona gjatë ditës së premte, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës apo marrje të ryshfetit.

Në këtë aksion i cili është zhvilluar në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 2 rreshterë policor si dhe 24 zyrtarë të tjerë.

“Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” ‘marrje e ryshfetit’”, thuhet në njoftim./Shqip.com

Lexo edhe:
Përfundon aksioni, arrestohen 2 rreshterë dhe 24 zyrtarë policorë