Lajme

Sot në KiE do të diskutohet për tensionet e fundit Kosovë-Serbi

Këshilli i Evropës

Sot Këshilli i Evropës do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit nga Asambleja Parlamentare, debate do të fillojë nga ora 11:00.

“Debati i çështjeve aktuale: “Tensionet e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në agjendën e KE-së.

Ky debat do të mbahet në kuadër të sesionit dimëror të vitit 2023 të Këshillit të Evropës i cili do të zgjasë deri me 27 janar.

Kujtojmë se të premten kanë ardhur në Kosovë pesë ndërkombëtar të cilët janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lexo edhe:
Zyra e Kryeministrit: U diskutua për propozimin evropian, pakicat dhe njohjet

Zyra e shefit të Qeverisë së Kosovës pati dhënë detaje për takimin mbi dy orësh të mbajtur mes kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua mbi planin franko-gjerman i cili tashmë është i mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

/Shqip.com