Sport Shqiptar

Sot, ndeshja e mbetur, Llapi – Ballkani

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, sot zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Llapit e Ballkanit.

Para kësaj ndeshjeje, Llapi renditet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, derisa Ballkani është i dyti me 34 pikë, katër më pak se Drita që e kryeson renditjen, por skuadra suharekase i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ballkani ka mbetur mbrapa me orar për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës, ku u paraqit me mjaft sukses.

Ndeshja e sotme ndërmjet Llapit e Ballkanit, fillon në orën 13:00.

/Shqip.com