Lajme

Sot mblidhet Qeveria, pritet të votohet Projektligji për Pagën Minimale

Qeveria e Kosovës.

Sot kabineti qeveritar do të mbajë mbledhjen e radhës kur pritet të votohet projektligji për pagën minimale.

Këtë mbledhje, Kryeministri Kurti së bashku me ministrat e tij pritet që të nis në ora 10:00.

Sipas propozimit, paga minimale pritet të jetë 265 neto apo ndryshe 250 euro, po ashtu pritet të hiqet edhe tatimi për pagën minimale 250 euro.

Po ashtu dje gjatë ditës, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se gjatë këtij muaji pritet të shpërndahen edhe 100 euro shtesë për disa kategori./Shqip.com