Lajme

Sot mblidhet Kuvendi, pritet të votohet Strategjia për energjinë

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë të re plenare sot, më fillim prej orës 11:00. Fillimisht pritet të votohet Strategjia për energjinë, diskutimet për secilën kanë përfunduar ditën e djeshme ndërsa për votim nuk pati kuorum.

Ndërsa seanca e re do të fillojë me pikat e zakonshme që janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Për shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji pёr antidopingun, ai për Bujqësi dhe zhvillim rural dhe Projektligji për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.

Deputetët do të bëjnë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar dhe atë për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Gjithashtu, si pikë e rendi të ditës është debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.

Në fund, deputetët do shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

/Shqip.com