Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, propozohet interpelanca ndaj ministrit Murati

Sot gjatë ditës së hënë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, gjatë të cilës do të propozohet interpelanca ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Sipas njoftimit nga Kuvendi thuhet se gjatë kësaj mbledhje do të miratohet proces verbali i mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Po ashtu janë paraparë edhe propozime tjera të rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Përveç kësaj, si propozimen janë edhe : Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë./Shqip.com