Sport Shqiptar

Sot katër vite më parë, Kosova humbi legjendën e futbollit

Sot bëhen katër vite që nga ndarja nga jeta e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.

Drejtuesit e FFK-së, së bashku me Ekipin Kombëtar dhe veteranët e futbollit do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së.

Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë.

Në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës, pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola.

Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola.

Mediumi spanjoll për Fadil Vokrrin: Goli me Prishtinën ndaj Partizanit do  të mbetet në histori – Epoka e Re
Fadil Vokrri

 Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe, ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992.

Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Ai më pas u rikthye në Prishtinë ku në vitin 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Dhe e udhëhoqi FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

European football mourns Football Federation of Kosovo president Fadil  Vokrri | Inside UEFA | UEFA.com
Fadil Vokrri

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së, por nuk arriti ta përfundoj këtë mandat, pasi ndërroi jetë në vitin 2018.

Derisa, pas vdekjes së tij u stadiumi i Prishtinës u emërua “Fadik Vokrr”, për nderë të sumluesit./Shqip.com