Kulturë Kino

Sot jepet premiera e shfaqjes “Babai dhe Babai”, trajton fatin e personave të pagjetur nga lufta

Të hënën shfaqja ‘Babai dhe babai’ me skenar nga Jeton Neziraj dhe regji të Kushtrim Koliqit e realizuar nga Integra, do të shfaqet në Prishtinë.

Premiera e shfaqjes do të jepet në orën 20:00, në muzeun Etnologjik “Emin Gjiku”.

“Babai dhe babai”, trajton fatin e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku”, Prishtinë

“Babai dhe Babai, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë”, thuhet në përshkrimin e shfaqjes.

Shfaqja sjell në skenë aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.

Kurse, repriza e shfaqjes jepet më 17, 18 e 19 maj 2022, nga ora 20:00, në Muzeun Etnologjik./Shqip.com