Lajme

Sot, disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë, defekt një gyp i ujit

Ilustrim

Sot gjatë ditës së martë, disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijes, për shkak të një defekti në gypin e ujit.

Përmes një njoftimi për media nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, thuhet se pa furnizim me ujë do të mbesin Çagllavica, lagjja Nic, Qershia, Qëndresa, dhe Veterniku.

“Për shkak të një defekti në gypin e ujit , pa furnizim me ujë janë Çagllavica, lagjja Nic, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe Veterniku pjesa kah Rezonanca”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:
Shperthen gypi i ujit në Hajvali, disa zona mbesin pa ujë të pijes

Para pesë ditës ka shpërthyer në Hajvali gypi i ujit ku për disa orë ka lënë disa lagje të Prishtinës pa furnizim me ujin e pijes.

Ndërsa, është rekomanduar që pasi të fillojë të vije uji qytetarët t’i lenë hapur krojet në mënyrë që të pastrohet uji./Shqip.com