Sport Ndërkombëtar

Sot 12-të vjet më parë – Iniesta i dhuroi Spanjës Kupën e Botës

Andres Iniesta

Ndeshja e rregullt mbaroi pa gola, pa fitues.

Edhe vazhdimet ishin afër të përfundonin njëjtë, por ndryshe mendoi Andres Iniesta.

Gjeniu i mesfushës – e tundi rrjetën në minutën e 116-të dhe festa shpërtheu te kombëtarja spanjolle.

Në anën tjetër, holandezët shiheshin të dëshpëruar.

Spanja u shpall kampione e botës – për të herë të parë në histori – sot 12-të vjet më parë duke e mposhtur Holandën me rezultat 1-0.

Por, ky triumf ishte i veçantë për Iniestën.

Ai e hoqi fanellën – teksa vraponte me një bluzë – përmes të cilës e kujtonte shokun e tij të ndjerë, Dani Jarque.

“La Roja” paraprakisht ishte kampione e Evropës në 2008 dhe ky sukses i ngriti në qiell.

Teksa, më pak do e fitonin edhe “Euro 2012” për të hyrë në historinë e futbollit./Shqip.com