Lajme

Sonte Prishtina ndriçohet për fundvit

Ilustrim

Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se sonte do të ndezën dritat për fundvit.

“Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Kulturës.

Po ashtu, sipas njoftimit, gjatë hapjes do të ketë edhe performanca muzikore.

Dy javë më parë, Komuna e Prishtinës njoftoi se rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand-it, nga sot do të mbyllet për kalimin e veturave deri me datën 8 janar.

/Shqip.com