Sport Ndërkombëtar

Sonte përcaktohen edhe finalistët e Ligës së Evropës

Soccer Football - Europa League - Semi Final - First Leg - Juventus v Sevilla - Allianz Stadium, Turin, Italy - May 11, 2023 Juventus' Alex Sandro in action with Sevilla's Papu Gomez REUTERS/Massimo Pinca

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve në Ligën e Evropës dhe do të mësohen emrat e dy skuadrave finaliste.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë elitare për klube evropiane, Ligës së Evropës.

Pasi Interi dhe Manchester City siguruan finalen e madhe në Ligën e Kampionëve, katër klube luftojnë në Ligën e Evropës për dy vende në finalen e kësaj gare.

Bayer Leverkusen, Roma, Sevilla dhe Juventusi kërkojnë nga një vend në finalen e Ligës së Evropës, pas ndeshjeve të para me gjithçka të lënë hapur.

Leverkuseni e pret Romën, me italianët që kanë triumfuar në ”Olimpico” me rezultat minimal 1-0.

Në takimin tjetër, Sevilla e pret Juventusin në “Sanchez Pizujan” dhe gjithçka është e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Të dy përballjet janë planifikuar të fillojnë nga ora 21:00.

/Shqip.com