Lajme

Abdixhiku fillon takimet me shqipëtarët në mërgatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka filluar takimet me shqipëtarët që gjenden në mërgatë, më saktësisht në Zvicër.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Faceboook nga vetë Abdixhiku.

‘’ Sonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Qunin, Sokol Halitin, Armend Zemaj dhe Shkumbim Gashin, takuam bashkatdhetarët tanë në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK këtu.’’ ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë po ashtu se entuziazmi i njerëzve në Zvicër është rikonfirmim i qartë i rikthimit të LDK-së në diasporë.

Foto nga Takimi

‘’Entuziazmi i jashtëzakonshëm i njerëzve tanë këtu, ishte rikonfirmim i qartë i rikthimit tonë në diasporë. Për mua, për bashkëpunëtorët e mi, pjesëmarrja këtu ishte nder i veçantë. Takimi me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave është detyrim politik i lidhjes sonë’’ ka shkruar më tutje Abdixhiku.

Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar – është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë thuhet më tutje në postimin e të parit të LDK-së./Shqip.com