Lajme

Sokol Haliti betohet si kryetar i Vitisë

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

Sokol Haliti, të hënën ka bërë betimin dhe ka marrë pozitën e kryetarit të Komunës për mandatin e tretë, përcjell Shqip.com.

Gjatë seancës inaguruese janë betuar edhe këshilltarët komunalë të zgjedhur.

Haliti, gjatë fjalës së tij, u shpreh se do të punojë me nder dhe përgjegjësi, dhe se do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

“Ju që me votën tuaj na ngarkuat besimin, ne do ta kthejmë në puë dhe përkushtim dhe besim duke punuar pa dallime partiake plotësisht në interes të komunës.

Rizgjedhja është detyrim dhe përgjegjësi për mua dhe bashkëpunotërët e mi, me të cilët zotohem që do të punojë me respekt maksimal për përmirëimin e jetës së qytetarëve. Jam i vetëdijshëm se kemi shumë çështje bashkë, por do të arrijmë unitet veprues dhe zotohem se do të jem pranë problemeve tuaja”, tha Haliti.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 14 nëntor, Sokol Haliti fitoi me tetë mijë e 684 vota, duke lënë pas Arsim Ademin nga Lëvizja Vetëvendosje i cili mori tetë mijë 185 vota./SHQIP.com