Kulturë

Smith i kërkon falje publike Chris: Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ishte e pafalshme

Aktori më i mirë i Oscars, Will Smith, i cili goditi komedianin Chris Rock, gjatë ceremonisë ka kërkuar falje publike ndaj këtij të fundit.

Rock, derisa po prezantonte ceremoninë, bëri shaka me gruan e Smith, Pinkett Smith, duke përdorur shprehjen “G.I. Jane”.

Kjo situatë ndikoj që Will, të reagonte në atë mënyrë të dhunshme, për të cilën u kritikua edhe nga pjesëmarrësit.

Will, gjatë ndarjes së çmimeve kishte kërkuar falje ndaj Akadmisë dhe të nominuarve, por nuk e kishte përmendur Rock, ndërkaq, atij i kërkoj falje përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme”, ka shkruar Smith.

Tutje ai tha se një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt, dhe se për këtë ka reaguar emocionalisht.

“Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, shtoi më tej Smith.

Po ashtu ai ka kërkuar falje prapë edhe Akademisë, e cila së fundmi ka dalë me një publim që këtë qështje po e shqyrton në mënyrë zyrtare.

“Oscars”, ka dënuar kategorikisht çdo lloj abuzimi.