Sport Shqiptar

Skuadra e Zalgiris arrin në Prishtinë: Kapiteni i lituanezëve ka disa fjalë për ndeshjen me Ballkanin

Ballkani - Zalgiris

Kampioni i Ksovës dhe ai i Lituanisë do të masin forcat në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që do zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Për sfidën që luhet nesër, ekipi u Zalgiris ka mbërritur tashmë në kryeqytet.

Rreth ndeshjes dhe fluturimit ka folur kapiteni i mysafirëve tha se jan përgatitur dhe janë me humor të mirë.

(Foto: FK Zalgiris)

“Skuadra është në humor të mirë, mezi po e pret këtë ndeshje. Jemi përgatitur për një kohë të gjatë. Ne kishim një program të ngjeshur në ligë. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, arritëm të arrijmë të gjitha fitoret. Ne e presim me padurim luftën me humor të mirë”, tha kapiteni i ekipit, Saulius Mikoliūnas, njofton vetë klubi.

“Klubi bëri shumë përpjekje për ekipin që ne të fluturonim më komod, sepse në situatën e sotme është e vështirë të gjesh fluturime direkte. Është mirë që fluturojmë direkt, jo diku”, tha S. Mikoliūnas.

Të hënën mbrëma, skuadra lituaneze do të testojë terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen.

(Foto: FC Ballkani, Facabook) Posteri i ndeshjes

Kurse, ddeshja e xhiros së parë kualifikuese të ‘Champions League’ ndërmjet Ballkanit dhe Zalgiris do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:00. /Shqip.com