Sport Ndërkombëtar

Skuadra e madhe evropiane ofron pesë milionë për Januzajn

Adnand Januzaj është gjithnjë e më larg Sevillas. Futbollisti shqiptar nuk bën pjesë në planet e klubit. Megjithëse u afrua vetëm pak muaj më parë, për të nuk ka pasur hapësira në fushën e lojës. Një situatë që e bën largimin alternativën më të mirë për të dyja palët.

Adnan Januzaj

Mediat holandeze bëjnë me dije se së fundmi PSV-ja ka paraqitur ofertë për blerjen e kartonit të Januzajt. Ekipi i drejtuar nga legjenda Ruud Van Nistelrooy ka ofruar 5 milionë euro për Sevillan. PSV-ja është një klub me traditë në futbollin holandez, ku nuk i mungojnë trofetë e fituar.

/Shqip.com