Lajme

Skenderaj: Shkollat janë hapur, nuk ka interesim nga nxënësit

Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku

Komuna e Skenderajt ka hapur të gjitha shkollat sot për të bërë zëvendësimin e orëve të humbura.

Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Kastriot Duraku për SHQIP.com ka thënë se interesimi i nxënësve ishte shumë i vogël.

“Po, ne i kemi hapur të gjitha shkollat sipas Kalendarit të ri nga MASHTI dhe i kemi bërë përgatitjet me kohë. Ne bazë të raporteve të shkollave dhe disa vizitave në teren, nuk ka pas interesim të nxënësve për vijimin e procesit mësimore. Në mungese të nxënësve nuk është mbajtur mësimi në shkollat tona.

Tutje, ai ka thënë se pjesa më e madhe e mësimdhënësve kanë qenë prezent ne shkolla.

Në situatë të tillë ndodhet edhe Komuna e Vushtrrisë.

Miradije Maloku, drejtoreshë e arsimit në Vushtrri

Miradije Maloku, drejtoreshë e arsimit në këtë komunë ka thënë se raporti i plotë do të dërgohet të hënën në ministri.

“Disa drejtor të shkollave kanë raportuar se ka fillua procesi mësimor në disa shkolla. Në disa janë përgjigjur pozitivisht nxënësit dhe në disa tjera mësimdhënësit. Të hënë kemi me dërgu edhe raportin e plotë për shkolla në ministri të Arsimit. Ka mungesa në disa prej tyre në të dyja anët, raport të sakte nuk kemi”.

Ndryshe, ministria e Arsimit ka bërë të ditur se nga inspektimet e para në teren shumica e mësimdhënësve i janë përgjigjur pozitivisht kalendarit të vitit shkollor.

/Shqip.com