Lajme

Skender Hyseni drejton akuza ndaj partive opozitare i quan të “mjerë” dhe “dekor i Kurtit”

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka reaguar pasi rezoluta e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës, dështoi në Kuvend.

Hyseni përmes një postimi në Facebook i ka quajtur partitë opozita “të mjera”, kështu duke i akuzuar për opozitarizëm të dobët.

“Dështon rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të rrymës! Ishte një lajm sot ne portalet e Kosovës! Po, pse çka priti kjo opozita jonë e mjere?! Pas votimit të Vjosës për Presidente …… burri i së cilës don të instalojë një tip censure all “Kore e Veriut” në Kosovë”, ka shkruar Hyseni.

Kuvendi i Kosovës.

Ndër tjerash, ai tha se opozita është “dekor i Albin Kurtit”.

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partitë opozitare nuk kanë arritur ta miratojnë rezolutën  kundër shtrenjtimit të rrymës, pasi që ishin vetëm 30 vota pro./Shqip.com