Art Jetese

Skanimi i syve mund të parashikojë goditjen në tru 

Një test i thjeshtë i syrit mund të përdoret për të parashikuar rrezikun e një pacienti për një goditje në tru vite përpara se të ndodhë.

Testi përfshin kërkimin e ndryshimeve të vogla të indeve në retinë – zona e ndjeshme ndaj dritës në pjesën e pasme të syrit e cila dërgon imazhet hyrëse në tru për përpunim.

Hulumtimi i ri, i bazuar në skanimet e syve të gati 50,000 njerëzve, tregon se rreziku i një individi për të pasur një goditje në tru mund të llogaritet duke përdorur ‘hendekun e moshës së retinës’.

Ky është ndryshimi midis moshës aktuale të një pacienti dhe moshës së retinës së tyre, e gjykuar nga shëndeti i enëve të gjakut dhe indeve në zonë.

Ata, retina e të cilëve dukej më e vjetër se mosha e tyre aktuale, kishin 2.3 herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në gjashtë vitet e ardhshme.

Rreth 100,000 njerëz në vit në Britani të Madhe kanë një goditje në tru një e treta e tyre vdesin, ndërsa dy të tretat e të mbijetuarve largohen nga spitali me aftësi të kufizuara.

Rreth 85 për qind e goditjeve në tru janë ishemike, ku një mpiksje gjaku bllokon furnizimin me gjak në tru. Goditjet hemorragjike, të cilat përbëjnë pjesën e mbetur, janë ato ku një enë e dobësuar çahet dhe rrjedh gjak në tru, duke shkaktuar dëme.

Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin.

Nëse mjekët ishin në gjendje të identifikonin ata që janë më të rrezikuar në një fazë të hershme, ata mund të përshkruanin ndryshime në stilin e jetës ose ilaçe për të adresuar faktorët e rrezikut.

Ata analizuan rezultatet duke përdorur inteligjencën artificiale – ku kompjuterët janë programuar për të mësuar nga ekzaminimi i sasive të mëdha të të dhënave. Gjatë gjashtë viteve në vijim, gati 300 nga burrat dhe gratë patën një goditje në tru. Studiuesit zbuluan se një rritje prej një viti në moshën biologjike të retinës, krahasuar me moshën reale të pacientit, rriti rrezikun e goditjes me 5 për qind.

Studiuesit thanë se skanimet e retinës kanë ‘potencial të madh’ si një mjet për të kontrolluar një numër të madh njerëzish për rrezikun e goditjes.

Teoria është se gjendja e retinës pasqyron plakjen e enëve të gjakut të trurit dhe rrjedhimisht rrezikun e goditjes në tru.

/Shqip.com