Skandal në Klos, ura 40-milionëshe e ndërtuar nga “Bajrami N sh.p.k” shembet 10 ditë pas inaugurimit!
Ura e fshatit Ketë në Klos u shemb me shirat e parë të vjeshtës, ndërsa u përurua 10 ditë më parë nga bashkia e qytetit.
Për rrjedhojë, banorët kanë mbetur të izoluar, pasi kjo urë lidhte fshatin Ketë me Rrugën e Arbrit, duke pamundësuar kështu edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.
Ndërtimi i kësaj ure u kërkua me ngulm nga banorët e fshatit në dhjetor të vitit 2025, ndërsa punimet u realizuan nga kompania “Bajrami N sh.p.k” me zotërueseAnduena Bajramin, kurse për mbikëqyrjen e punimeve Bashkia Klos kishte kontraktuar kompaninë “TRIANGLE” me zotërues, Zenulla Mehmetin.
Në total ndërtimi i urës së fshatit Ketë ka kushtuar rreth 40 milionë lekë, ndërsa shembja e saj ngre pikëpyetje të mëdha për procesin e kolaudimit të saj dhe për përdorimin e parave publike.
/Shqip.com