Zgjedhjet në SHBA, amerikanët ‘ndëshkojnë’ Trump! Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve
Publikuar:
(04.11.2026 10:54:26)
Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar shumicën si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Rezultati përbën një goditje të fortë për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ndërsa pritet të ndikojë në balancat politike në Uashington.
Fitorja e demokratëve në Senat u konfirmua pas një serie rezultatesh të papritura në disa shtete që konsideroheshin të vështira për ta.
Kandidatët demokratë arritën të triumfojnë në Teksas, Ohajo, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, Kansas dhe Iowa, duke ndryshuar raportet e forcave në dhomën e lartë të Kongresit.
©Shqip.com