Rozë

‘Skandal’ në BBV – Iliri: Qytetarët e Kosovës nuk janë shqiptarë

Iliri dhe DJ Dagz

Një deklaratë e banorit të Big Brother Vip, Ilirit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e një deklarate të tij, derisa ai po qëndronte në oborrin e shtëpisë, duke diskutuar me DJ Dagz.

Teksa po diskutonin, Iliri iu drejtua këtij të fundit se nuk është shqiptar, duke nënkuptuar se qytetarët e Kosovës janë kosovar.

Deklarata e tillë është prerë menjëherë, derisa në rrjetin social Tik Tok ka filluar që të bëhet virale.

Balerini përndryshe është banori më i preferuar i publikut, përfshirë edhe audiencën nga Kosova./SHQIP.com