Lajme

S’ka liberalizim për serbët që kanë pasaporta të shtetit fqinj

Të gjithë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë që janë të pajisur me pasaporta të Serbisë, do ta kenë të pamundur të udhëtojnë në Zonën Shengen.

Kjo është saktësuar nga zyrtarë të Parlamentit Evropian.

“Legjislacioni është i qartë. Pasaportat që lëshohen nga autoritetet kosovare. Ata që jetojnë në Serbi, tashmë kanë viza. Vendimi është formuluar goxha me kujdes. Qytetarët e Kosovës me dokumente të Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm”, ka thënë në konferencën për media raportuesi për vizat për Kosovën në Parlamentin Europian, Thjis Reuten.

/Shqip.com