Lajme

Situata me pandeminë, Kurti thërret në takim kryetarët e komunave

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të martën në ora 10:00 ka ftuar kryetarët e komunave për një takim emergjent.

Burime të Shqip.com thonë Kurti ka bërë këtë ftesë që të diskutohet rreth pandemisë COVID-19.

36 persona të vdekur të dielën si pasojë e Coronavirusit, kanë bërë që Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ta mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pas atij takimi, Kurti-Vitia dolën në një konferencë për media, ku shpjeguan situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova.

Lexo edhe:
Situata me COVID-19: Infermierët janë duke u përballur me lodhje të madhe

Thanë se varianti delta është shumë i rrezikshëm, e kërkuan nga qytetarët që pos me Pfizer të zgjedhin edhe vaksinën AstraZeneca.

Në anën tjetër opozita ka drejtuar gishtin kah Qeveria, duke pretenduar që “vaksina s’ka”.

Ndërkaq, Vitia theksoi se terminët caktohen në bazë të numrit të vaksinave që kanë nëpër shtoqe.

Aktualsiht në Kosovë janë duke u zbatuar masa kundër COVID-19, duke përfshirë edhe orën policore.

Pandemia në Kosovë shpërtheu më 13 mars të vitit të kaluar.

Deri tash 143 mijë 603 infektime janë raportuar, prej tyre 2 mijë 477 të vdekur. /Shqip.com