Lajme

Situata me COVID-19: Infermierët janë duke u përballur me lodhje të madhe

Ilustrim

Naser Rrustemi, kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, ka përshkruar situatën e infermierëve përgjatë pandemisë – duke thënë se ata po përballen me lodhje të madhe.

Në Debat Plus, Rrustemi theksoi se një infermier duhet të kujdeset për 30 pacientë.

“Shpesh herë infermierët po mbesin pa ngrënë dhe pa pirë për shkak të punëve të rënda që i kanë. Atje është një dramë”.

Rrustemi foli edhe për shtesat të cilat iu ka ofruar Qeveria e Kosovës.

Lexo edhe:
Hoti: Kosova duhet të jetë gati për dialogun

“Ne jemi të shkelur edhe me ligjin e pagave…Mos të flasim për këtë 60 euroshin që na u dha në fund. 2 euro në ditë për shërbim 24 orë. Fyerje për ne”.

20 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Të dielën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dolën në konferencë për media pas mbledhjes që kishin me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Nga aty, Kurti gjithashtu theksoi se “nuk munden t’i mbyllin qytetarët e t’i financojnë”. /Shqip.com