Lajme

Hoti: Kosova duhet të jetë gati për dialogun

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova “duhet të jetë gati për dialogun me Serbinë”.

Ai tha se procesi i dialogut duhet përmbyllet me njohje reciproke.

Hoti tregoi se është i kënaqur që SHBA-të kanë emëruar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”.

Lexo edhe:
Situata me pandeminë: BE heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

Hoti gjatë kohës sa ishte kryeministër ka qenë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje ekonomike me Serbinë.

Kosova dhe Serbia nënshkruatën dy dokumente të ndryshme, shumica e pikave ishin të njëjta.

Por, ajo marrëveshje nuk është implementuar ende në Prishtinë, pasi Qeveria aktuale e Kurtit nuk është pro.

Albin Kurti edhe si opozitar kishte kritikuar atë marrëveshje, para saj kishte pasur “përplasje” me të dërguarin e atëhershëm për dialogun, Richard Grenell. /Shqip.com