Art Jetese

Sipërfaqja e akullit në Antarktidë bie në nivelin më të ulët deri tani

Sipërfaqja e akullit të detit në Antarktidë ka arritur nivelin më të ulët, që kur satelitët kanë vëzhguar ndryshimet në mbulesën e akullit në 40 vitet e fundit.

“Të dhënat satelitore kanë regjistruar një sipërfaqe te akullit prej vetëm 2.2 milionë kilometrash katrorë që mbulon Oqeanin Jugor”, sipas Institutit Alfred Wegener (AWI) në Gjermani.

Këtë vit, akulli po tërhiqet edhe më shpejt se në vitin e kaluar. Sipas studimit, akulli pritet të vazhdojë të shkrihet gjatë gjysmës së dytë të shkurtit.

“Rënia e shpejtë e akullit gjatë gjashtë viteve të fundit është mjaft e “jashtëzakonshme” pasi mbulesa e akullit pothuajse nuk kishte ndryshuar fare në 35 vitet e mëparshme,” tha Christian Haas.

Biologia detare, Franziska Saalmann e organizatës mjedisore “Greenpeace” tha se niveli i ri rekord tregon se kriza klimatike vazhdon të përshkallëzohet.

/Shqip.com