Lajme

(Foto): Sindikata e Policisë së Kosovës i shkruan letër Sveçlës, kërkojnë 5 milionë euro për sigurimin shëndetësor të Policëve

Policia e Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka nisur një letër në drejtim të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në letrën e dërguar, Zeqiri ka kërkuar nga MBP-ja shumën prej 5 milionë eurove për sigurim shëndetësor të Policisë të Kosovës.

Ata thanë se policët janë në rrezik për jetën për shkak të përdorimit të mjete të rrezikshme.

“Policia e Kosovës është policia e vetme në rajon dhe më gjerë që nuk ka sigurim shëndetësor. Zyrtarët policor kanë autorizim të përdorimit të pajisjeve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në letrën e dërguar në drejtim të MPB-së.

Po ashtu në letrën e dërguar thuhet se gjatë detyrës zyrtare, 21 zyrtarë policorë kanë humbur jetën, 426 zyrtarë janë lënduar, 237 zyrtarë janë sëmurë dhe 528 zyrtarë janë identifikuar me sëmundje të veçanta shëndetësore./Shqip.com