Lajme

Sindikata e Infermierëve të Kosovës hynë në grevë më 5 prill

Infermierët / Ilustrim
Infermierët / Ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës do të hyjë në grevë më 5 prill para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së.

Sips Sindikatës, kjo vie për shkak të dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot”, thuhet në komunikatë.

Protesta nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Ndër kërkesat tjera është edhe ajo për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€. Përveç  kësaj, kërkojnë që të paguhen edhe orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.

“Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve”, thuhet në komunikatë.

Theksojmë se më 1 mars, kjo Sindikatë kishte marshuar për të kundërshtuar Ligjin për Paga të cilin e konsideronin diskriminues në rangimin e koeficientit të pagave.

Madje, kishin paralajmëruar se Ligjin për Paga do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, veprim të cilin e kishin bërë edhe në vitin 2019./Shqip.com