Lajme Ballkan

Sinani: Arifi dhe Salihu janë të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit

Ardita Sinani & Shqiprim Arifi & Sami Salihu

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se kryetari aktual i kësaj komune, Shqiprim Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që votoj për President të Serbisë.

Sinani ka thënë se Arifi është i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk duhen të merren me Luginën e Preshevës.

“Por, Shqiprim Arifi nuk është vetëm i vetmi politikan shqiptar i Luginës së Preshevës që angazhohet për politika të këtilla. Ai është edhe i vetmuar. I përkrahur nga i vetmuari tjetër, që i shërben si patericë e përkohshme: Sami Salihu”, ka thënë Sinani.

Ajo gjithashtu ka thënë se Arifi dhe Salihu janë edhe të vetmit politikanë që sot kanë frikë nga vullneti i popullit që përfaqësojnë institucionalisht.

“Prandaj bëjnë të pamundurën t’i ikin sa më shumë ditës kur vendos populli. Se janë të vetëdijshëm se janë të vetëm dhe të vetmuar”, ka thënë ajo.

Sinani i ka quajtur ata të dy pakicë ekstreme politike dhe elektorale./Shqip.com