Art Jetese

Simptomat e para të kancerit të veshkave

Veshkat janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat e lëngjet e panevojshme.

Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme.

Ky lloj kanceri është një nga dhjetë më të përhapurit si te burrat ashtu edhe te gratë.

Ndër më të rrezikuarit ndaj kancerit të veshkave mund të jenë ata që janë mbi peshë, konsumojnë duhan si dhe ata që pijnë shumë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.

Pini duhan: Duhanpirja dyfishon rrezikun. Mendohet se duhani është shkaktari i 30% të rasteve me kancer tek meshkujt dhe 25% tek femrat, shkruan Living.

Jeni mbipeshë: Njerëzit mbipeshë ose obezë janë gati dyfish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të veshkës.

Merrni shumë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve: Përdorimi për një periudhë shumë të gjatë të aspirinës, acetaminofenin ose ibuprofenit mund të rrisë rrezikun.

Nëse masa tumorale është shumë e vogël, mund të mos vëreni asnjë simptomë. Ndërsa masat e mëdha tumorale mund të shkaktojnë këto probleme si: gjak në urinë, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ndiheni të lodhur, keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye dhe temperaturë e lartë e trupit.