Rozë

Sihana Haxhnikaj flet pas përzgjedhjes nga Rita Ora në “The Voice Australia”

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, karrierës së saj të suksesshme prej kohësh i ka shtuar edhe angazhimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Rita mes anëtarëve të tjera ka për detyrë që të përzgjedh talentët e Australisë në muzikë, por një befasi e papritur për të ndodhi në episodin e radhës të spektaklit.

Një prej konkurrentet pjesëmarrëse qëlloi të ishte me prejardhje nga Kosova, një fakt që e lumturoi pafund këngëtaren.

Lexo edhe:
Vajza nga Kosova në “The Voice Australia”, befasohet Rita Ora i flet shqip

Pas performancës, autorja e “You & I” me të kuptuar se Sihana Haxhnikaj kishte prejardhje shqiptare foli shqip me të.

Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.

16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.

Ajo foli për të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam lumtur dhe entuziazmuar shumë, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë”, u shpreh Sihana.

“Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha tutje konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.

Ajo tutje komentoi edhe deklaratën e Ritës kur tha se Kosova është një vend i vogël dhe të gjithë mes tyre konsiderohen si kushërinj, prandaj edhe atë e ka si kushërirë.

“Isha e emocionuar dhe nervoz, jo nuk jam kushërirë me Ritën po Kosova nuk është një vend i madh, ne jemi shqiptar dhe ne të gjithë vijmë nga i njëjti vend”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në lidhje me atë se a e sheh veten në finale të garën australiane të muzikës, Haxhnikaj tha se është e emocionuar për atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.

“Për këtë nuk mund të them asgjë si do të vazhdojë tutje, por mezi po pres emisionin e radhës”, tha ajo.

Ndryshe “The Voice Australia” është një prej spektakleve më të suksesshëm të muzikës në botë, nga ku kanë dalë talent të shumtë.

/Shqip.com