Rozë

Vajza nga Kosova në “The Voice Australia”, befasohet Rita Ora i flet shqip

Sihana Haxhnikaj, këngëtarja nga Kosova performoi në audicionin e ‘The Voice Australia’.

Ajo këndoi këngën ‘Nothing Breaks Like a Heart’ të Miley Cyrus.

Ndërkaq, përveç publikut ajo mori edhe vëmendjen e këngëtares tjetër të suksesshme nga Kosova, Rita Orës.

Rita ishte e para e cila reagoi pasi dëgjoi zërin e 16-vjeçares, ndërsa reagimi i saj kur e kupton që është nga Kosova ishte epik.

Rita e përshëndeti këngëtaren dhe familjen e saj në gjuhën shqipe.

/Shqip.com