Art Jetese

Si t’i veshësh me stil ‘mom jeans’

Kombinimi i xhinseve

Pas pandemisë, pas javëve të tëra me tuta dhe pizhama, nuk ishte rastësi që njerëzit kthyen sytë nga “mom jeans” – një term joformal që përdoret për t’iu referuar xhinseve me bel të lartë, që janë të lirshme si në pjesën e sipërme të këmbëve ashtu edhe te kyçet.

Duket se ky model xhinsesh do të qëndrojë gjatë në modë dhe të dini si t’i kombinoni – për t’u dukur të veshur me stil – do të jetë çelësi për një pamje gjithnjë të kuruar, shkruan Anabel.

Ja se si t’i kombinoni:

1 – Diçka e thjeshtë: E gjitha xhinse

2 – Kombinoje me një trupore dhe aksesorë që bien në sy

3 – Xhaketë dhe një bluzë me shkronja ose imazhe