Art Jetese

Si t’i kombinoni xhinset e shkurtra gjatë verës?

Zgjedhja e parë e ditëve të nxehta janë fustanet dhe xhinset e shkurtra të freskëta dhe mbi të gjitha të rehatshme.

Kombinimet e ngjyrave të verës janë më të thjeshta se ato të dimrit.

Me çfarë t’i kombinoni xhinset e shkurtra për të mos u dukur bazike?

Pantallona të shkurtra të lirshme që vijnë deri sipër gjurit dhe një xhaketë dhe balerinat e çojnë veshjen në nivel tjetër, sugjeron Anabel.

Xhinset e shkurtra marrin tjetër pamje me një palë sandale elegante, këmishë saten dhe një rrip.

Këmishë me ngjyrë të ndezur, pantallona të shkurtra lino dhe jeni gati për të përballuar vapën.

Veshjes së bardhë nga koka tek këmbët shtojini ca detaje më elegante. Një rrip, çantë fine dhe sigurisht këpucë me takë.