Art Jetese

Si të mbroni veshkat në mënyrë natyrale

Veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin.

Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm.

Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë.

Ekspertët mjekësorë besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte psiko-emocionale të sjelljes sonë.

Këshillat për veshka të forta

Ushqimet me kripë janë të mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm.

Shmangni ose minimizoni sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve.

Shmangni ushqimet shumë të ftohta dhe pijet me akull.

Pakësoni ose hiqni dorë nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës, shkruan agroweb.

Veshkat bëhen më të forta me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar.

Pini 8-10 gota ujë në ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera.

Gjatë dimrit mund të rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës.

Burimet detare ushqimore janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo atë të rezervatit.

Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore.

Konsumoni më shumë minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme.

Frika është emocioni që dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem.