Art Jetese

Si të largoni dhimbjen e mesit me metoda të thjeshta në shtëpi

Dhimbjet e mesit janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Mosha është shpesh faktori kryesor në nisjen e kësaj dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra.

Shumë e bezdisshme për këdo, dhimbja e mesit mund të reduktohet dhe evitohet me disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni vetë në shtëpi.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga këto metoda që do të lehtësojnë pa masë ditët tuaja.

Përse dhembin kockat

Kur kockat dëmtohen e veçanërisht ato të shtyllës kurrizore ju bëjnë që të përjetoni hernien diskale.

Kjo sëmundje nëse zhvillohet në pjesën e poshtëm të mesit do të bëjë që të përjetoni dhimbje të vazhdueshme po në këtë zonë.

Të dëmshme janë gjithashtu edhe ushtrimet me pesha të rënda apo sforcimet e vazhdueshme të trupit.

Si t’i qetësoni në kushte shtëpie

Para se t’ju drejtoheni ilaçeve apo trajtimeve të mirëfillta të fizioterapisë, bëni kujdes me mirëmbajtjen e trupit.

Sa më shumë presion të ushtroni mbi trupin tuaj aq më shumë do të rritet dhimbja.

Kompresa

Kompresat, të ftohta apo të ngrohta mund t’ju ndihmojnë që dhimbja të largohet përkohësisht.

Në mënyrë që temperatura e ftohtë të mpijë zonën nga ku çlirohet dhimbja.

Kjo metodë është ideale edhe nëse e keni dëmtuar shtyllën kurrizore apo keni kryer ndërhyrje kirurgjikale pasi largon edhe fryrjen.

Më pas rreth 24 orë më pas mund të vazhdoni me kompresat e ngrohta në mënyrë që të reaksioni muskujt.

Qëndrimi

Qëndrimi shtrirë apo ulur në shumë raste mund të jetë ndihmues për qetësimin e dhimbjeve të mesit.

Gjithsesi mjekët rekomandojnë që të qëndroni në lëvizje pavarësisht kësaj në mënyrë që muskujt të mos ngjeshën me njëri tjetrin.

Nëse keni nevojë të qëndroni shtrirë bëjeni këtë për disa orë, por jo në pjesën më të madhe të ditës.

Aktiviteti fizik

Një nga pikat më të forta për të pasur një trup dhe organizëm të shëndetshëm është aktiviteti fizik.

Përveçse ju ndihmon të ndërtoni muskuj fleksibël dhe të fortë do t’ju çlirojë edhe nga dhimbje e tepërta.

/Shqip.com