Lajme

FOTO/ Përurohet në Gjakovë busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Në Gjakovë është përuruar ditën e sotme busti i heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Monumenti, i cili pasqyron Gjergj Kastriotin mbi kalë, u prezantua ditën e sotme në parkun e qytetit të Gjakovës.

Në ceremoninë e zbulimit të bustit të realizuar nga skulptori Tal Istrefi, e cila përkon me 25-vjetorin e çlirimit të qytetit, mori pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si edhe zyrtarë e politikanë lokalë.

/Shqip.com