Art Jetese

Si të dalloni nëse mollët janë të freskëta apo jo? Ky truk do t’ju ndihmojë

Nëse nuk keni pemët tuaja ose një shitës në treg që t’i besoni, është e vështirë që të siguroheni nëse jeni duke blerë mollë të freskëta ose të importuara.

Përveç shijes, mollët humbasin edhe vlerat e tyre ushqyese teksa qëndrojnë për një kohë të gjatë, ndaj duhet t’i kontrolloni përpara se t’i blini.

Kërcelli është treguesi më i mirë i freskisë. Nëse molla ka qëndruar për një kohë të gjatë, që është rasti më i zakonshëm me ato të importuara, kërcelli do të jetë kafe i errët, i thatë dhe do të këputet lehtë.

Por nga ana tjetër, nëse është e freskët, do të duhet të luftoni për ta hequr kërcellin nga fruti. 

/Shqip.com