Art Jetese

Si ta kompensoni vitaminën D në ditët e ftohta të dimrit?

Ditët e ftohta të dimrit mund t’ju privojnë nga një dozë e shëndetshme ditore e dritës së diellit dhe vitaminës D.

Vitamina D është një lëndë ushqyese që ndihmon në mbajtjen e kockave të forta. Ekspozimi i lëkurës së zhveshur në diell është një nga mënyrat më të mira të trupit për të prodhuar vitaminë D, sugjerojnë ekspertët.

Endokrinologët rekomandojnë 20 minuta në ditë me një krah të zhveshur dhe një këmbë të zhveshur duke marrë rrezet e diellit direkte.

Pasi që është e vështirë të kompensohet mungesa e dritës së diellit, megjithatë ekzistojnë edhe disa ushqime, që kanë natyrshëm vitaminën D.

Ato përfshijnë peshq të yndyrshëm si salmoni dhe toni, mëlçia e viçit, të verdhat e vezëve dhe disa kërpudha të egra. Shumë ushqime janë të fortifikuara me vitaminë D, si qumështi, drithërat e mëngjesit, lëngu i portokallit dhe kosi, shkruan Trihealth.

Gjithashtu ekspertët rekomandojnë suplemente veçanërisht në dimër për të marrë sasinë e plotë të vitaminës D që i nevojitet trupit tuaj. “Vitamina D3 është suplementi më i mirë dhe vjen në tableta dhe kapsula, të cilat mund t’i merrni në çdo kohë të ditës.”

Pse vitamina D është e rëndësishme

Vitamina D është e rëndësishme për fuqinë dhe funksionin e muskujve, shëndetin e zemrës dhe mushkërive, zhvillimin e trurit, një sistem të fortë imunitar dhe ndoshta për të shmangur kancerin.

Fëmijët që kanë mungesë të vitaminës D mund të kenë, një gjendje ku kockat bëhen të buta dhe fillojnë të përkulen.

Tek të rriturit, kjo quhet osteomalacia dhe mund të rezultojë në dhimbje kockash dhe dobësi të muskujve.

Osteoporoza gjithashtu mund të rezultojë nga mungesa e vitaminës D.

Grupet që kanë më shumë gjasa të përjetojnë mungesë të vitaminës D përfshijnë:

Ata me pigmentim më të errët të lëkurës, i cili konverton më pak vitaminë D nga rrezet e diellit.

Njerëzit e moshuar që kanë lëkurë më të hollë, gjë që mund të rezultojë në uljen e sintezës së vitaminës D.

Foshnjat që ushqehen me gji, pasi qumështi i nënës nuk përmban shumë vitaminë D.

Gratë shtatzëna dhe njerëzit obezë, trupi i të cilëve ka nevojë për më shumë vitaminë D sesa një person mesatar.

Kushdo me ekspozim të kufizuar në diell.

Nëse trupi juaj ka shumë pak vitaminë D, mund të përjetoni lodhje dhe dhimbje në muskuj dhe kocka. Nivelet e kalciumit në gjak mund të rriten dhe të shkaktojnë konfuzion ose të menduarit e turbullt dhe ritme të mundshme të parregullta të zemrës.